Lajthia, e dobishme për anemikët dhe për gratë shtatzëna

Share Messenger

Fruta e lajthisë është shumë e këndshme dhe e ushqyeshme. Lajthia përdoret e freskët, e thatë dhe e përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme.

Frutat përmbajnë rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna.

Me miellin e saj edhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme. Thelbi është i pasur në kripëra minerale si dhe me vitamina A, B1, B5, C, PP, etj.

Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë me barrë.

Nuk këshillohet përdorimi i lajthive atyre që vuajnë nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me vështirësi e ushqimit dhe me dhimbje të aparatit tretës.)

Lëvorja e rrënjës ka veti antipiretike.

Pjalmi i luleve është përdorur kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës).

Gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe në infeksionet e zorrëve.

Ekspertët e ushqimit sugjerojnë që të konsumohen deri në 20 gramë lajthi në ditë, në mënyrë që t’i merrni mineralet dhe vitaminat e nevojshme për trupin tuaj, por në asnjë mënyrë nuk duhet tepruar me sasinë.

Për një tretje sa më të mirë sugjerohet që të bluhet paraprakisht.

Share Messenger

Më të lexuarat