Lajm i mirë: Eliot Engel-letër BE’së: Liberalizoni vizat menjëherë për kosovarët, mos përdorni standarde të dyfishta

Share Messenger

Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve Eliot Engel, i ka dërguar sot një letër Bashkimit Evropian ku ka kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën.

“Nëse qytetarët e Kosovës do të trajtoheshin si gjithë qytetarët e tjerë në Ballkan, kosovarët tani do të mund të udhëtonin pa viza në zonën Shengen. Mirëpo, duke mos garantuar liberalizimin e vizave për Kosovën, duket se po krijohet një standard i dyfishtë ndaj popullit të Kosovës. Ne, në këtë mënyrë, i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj si dhe Këshillit të BE’së që të rekomandojnë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe liberalizimi të ndodhë pa vonesa’, thuhet në letrën që Engel e ka nisur në adresë të BE’ë, përkthen Periskopi.

Letra është nënshkruar edhe nga anëtarë të tjerë të Komitetit për Punë të Jashtme, përfshirë edhe anëtarin republican Michael McAul

Share Messenger

Më të lexuarat