Lajm i keq për partitë politike, ja çfarë ju ka ndodhur

4 Shares Share Messenger

Partitë politike në vend gjatë fushatës zgjedhore kanë përcjellë me vëmendje aktivitetet e njëra tjetrës.

Ato për shkeljet që kanë vërejtur kanë dërguar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili i ka shqyrtuar ato dhe ka vënë gjoba.

Mulë Desku, kryesues i sekretariatit te PZAP-it ka thënë për Indeksonline se nga 21 shtatori ka pranuar mbi 200 ankesa nga partitë politike.

Sipas tij, nga to ka pasur disa të pavlefshme, disa janë refuzuar dhe disa janë tërhequr.

“Ju informojmë se prej datës 21.09.2017 deri me datë 18.10.2017 nëë PZAP- janë dorëzuar, respektivisht PZAP-i ka pranuar 205 ankesa. 205 ankesa kanë të bëjnë me shkeljen e Kodit te Mirësjelljes te LZP-së gjatë fushatës zgjedhore. 178 ankesa janë shqyrtuara dhe vendosur nga Paneli: 123 ankesa janë aprovuar, 34 ankesa janë refuzuar, 4 ankesa janë të Palejuara, 10 ankesa janë tërhequr, 7 ankesa të pas afatshme dhe 27 ankesa janë në procedurë te shqyrtimit”, ka theksuar Desku.

Ai ka bërë të ditur se shuma e gjobave që kanë shqiptuar ky panel arrin rreth 153 mijë euro.

Sipas tij, PZAP-i për shkak se subjektet politike nuk e kanë zbatuar Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore, ka shqiptuar gjoba ndaj tyre në përputhje me Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme – LZP dhe Rregullat e brendshme te PZAP-it.

“Vlera a gjobave të shqiptuara ndaj subjekteve politike ne totalë është 152,900.00 €. LDK=65,800.00 €; PDK=21,250.00 €, i ka paguar 1,350.00 €, nuk i ka paguar edhe 19,900.00 €; LVV=14,250.00 €; AAK=13,550.00 €, AKR=18,500.00 €, i ka paguar 1,650.00 € dhe i ka pa paguar edhe 16.850.00 €; ALTERNATIVA=12,950.00 €; NISMA=2,850.00 €, KDTP=2,250.00 €, PDAK=250.00 €, PAI=250.00 €; LEV.PËR BASHKIM- LB=  250.00 €; L. SERBE=450.00 €, e ka paguar në tërë gjobën 450.00 € si dhe PLE=300.00”, ka shtuar Desku.

Sa i përket partisë se cila është ankuar më së shumti, Desku ka thënë se prin Vetëvendosja, kurse më së paku është ankuar PDK-ja.

“Më së shumti ankesa kanë paraqitur: Lëvizja Vetëvendosje 77 ankesa; KDI-26, BIRNI-56, LDK-13 dhe PDK-13”, ka thënë tutje Desku.

Share Messenger

Më të lexuarat