Lajm i keq për Juventusit, përfundon edicioni për yllin e skuadrës

Share Messenger

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral nuk do të mund të luajë më këtë edicion, derisa ka pësuar një lëndim të rëndë në ligamente të gjurit.

Reprezentuesi turk shënoi golin e parë për torinezët në fitoren 2:1 ndaj Romës të dielën.

Por, atij iu desh ta lëshonte fushën më herët për shkak të një dëmtimi.

Pas testeve mjekësore, doktorët kanë konfirmuar lëndimin e rëndë të lojtarit dhe se ai nuk do të luajë më këtë edicion, derisa ai nuk pritet që të jetë i gatshëm as për Kampionatin Evropian të këtij viti.

Share Messenger

Më të lexuarat