Lajm i madh për Shaqirin: Futet në top futbollistët e Premierligës me më së shumti trofe

166 Shares Share Messenger

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka hyrë në mesin e top dhjetë futbollistëve të Premierligës me më së shumti trofe të fituar gjatë karrierës së tyre. Zvicerani me origjinë shqiptar i ka fituar 13 trofe deri më tani.

Këta 13 trofe në kabinetin e Shaqirit kanë ardhur gjatë periudhës sa ai ishte pjesë e skuadrës së Baselit në Zvicër dhe e Bayern Munichut në Gjermani. Ai ende nuk ka fituar asnjë titull në Premierligë.

Megjithatë, trofeu i parë në Angli mund të vijë për Shaqirin në sezonin e tij të katër në këtë ligë, pasi që Liverpooli është në rrugën drejt titullin të Premierligës. Nëse skuadra e Jurgen Kloppit arrin ta mbajë vendin e parë në ligë deri në maj, atëherë në kabinetin e Shaqirit do të shtohet edhe një medalje e artë.

Shaqiri ka baras trofe të fituar me Nicolas Otamendin dhe David Silvën, ndërsa vetëm shtatë futbollistë kanë më shumë medalje të arta se ai. Këta lojtarë janë: Alexis Sanchez (14), Claudio Bravo (15), David Luiz (17), Stephan Lichtsteiner (17), Lucas Moura (18), Fernandinho (20) dhe Pedro (25).

Trofetë e Shaqirit:

Swiss Super League 2009/10, 2010/11, 2011/12,
Swiss Cup 2009/10, 2011/12,
Bundesliga 2012/13, 2013/14,
DFB-Pokal 2012/13, 2013/14,
DFL-Supercup 2012,
UEFA Champions League 2012/13,
UEFA Super Cup 2013,
FIFA Club World Cup 2013

Shaqiri i ka bërë gjithsej 22 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon, 17 prej të cilave në Premierligë. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka arritur t’i

shënojë gjashtë gola dhe t’i bëjë 3 asiste. Ai ishte titullar për dhjetë ndeshje të Premierligës, ndërsa në shtatë u aktivizua nga stoli./express

Share Messenger

Më të lexuarat