Labi ‘do të kandidohet për kryetar të Ferizajt, nëse AKR bëhet me PAN’in’

Share Messenger

Nëse Aleanca Kosova e Re do të bëhet pjesë e koalicionit PAN dhe do ta formojnë qeverinë së bashku, atëherë Labinot Tahiri do të dalë si kandidat i AKR-së dhe i PAN-it për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor, njofton klankosova.tv.

Sipas burimeve të Klanit, një nga kushtet e AKR-së për PAN-in është që Labi të jetë kandidati i vetëm për kryetar komune i Aleancës Kosova e Re, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Nëse nuk e ka këtë përkrahje, Tahiri ka thënë se nuk do të garojë fare për kryetar të Ferizajt – që në fakt ishte edhe synimi fillestar i këngëtarit për t’i hyrë politikës.

Ndërsa, po që se nuk arrihet marrëveshje në mes të PAN e AKR-së, në vend të Labit, që do të vazhdojë si deputet i AKR-së, për kryetar komune nga kjo parti pritet të garojë, Amir Rexhepi, sekretari i Aleancës Kosova e Re.

Share Messenger

Më të lexuarat