Labi me fjalë të mëdha për Danin, tregon edhe për keqkuptimin që kanë pasur

Share Messenger

Këngëtari ferizajas Labinot Tahiri ka thënë se nuk ka këngëtarë si Ramadan Krasniqi.
Labinot Tahiri-Labi, duke treguar se këngët e kujt ia ka kënduar në fillimet e tij, ka thënë fjalë të mëdha për këngëtarin e mirënjohur Ramadan- Krasniqi- Dani.

Labi ka folur edhe për një keqkuptim të vogël që kanë pasur. “I kam kënduar të gjitha këngët e Danit dhe i di gjitha këngët e tij, kam pas ëndërr edhe me e taku edhe me ja këndu këngët, por pak e kemi pas një keqkuptim të vogël.

I pata kënduar këngët para tij në një diskotekë në Zvicër, mendoj që u ndi pak keq, unë nuk kam dit sherr”, ka thënë Labi në emisionin “1 Kafe prej shpisë” në RTV21.

Mirëpo, Labi ka treguar se gëzon raporte shumë të mira me Danin. “Nuk ka këngëtar si Ramadan- Krasniqi- Dani”, ka thënë Labi.

Share Messenger

Më të lexuarat