Kylian Mbappe është më i mirë se Messi dhe Cristiano

12 Shares Share Messenger

Jo shumë kohë më parë, bota e futbollit mendoi se kush do ta marrë fronin kur Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo të mos luajnë më.

Megjithatë, përgjigjja erdhi më shpejtë seç pritej dhe Kylian Mbappe, ylli i skuadrës kombëtare të Francës dhe Paris Saint Germainit, duket se posedon gjithçka të nevojshme për të qenë mbreti i ardhshëm i futbollit.

Në moshën 19 vjeçare, sulmuesi ka thyer tri rekorde të jashtëzakonshme në krahasim me argjentinasin dhe portugezin në të njëjtën moshë.

Duke filluar nga golat për klubet e tyre, Mbappe (Monaco dhe PSG) kalon të dy me një distancë të dukshme.

Golat për klube:

Kylian Mbappe – 52 gola
Leo Messi – 25 gola
Cristiano Ronaldo – 17 gola
Mbappe ka shënuar gjithashtu më shumë në Ligë të Kampionëve sesa Messi dhe Cristiano në moshën 19 vjeçare, transmeton portali arbresh.info.

Gola në Ligë të Kampionëve:

Kylian Mbappe – 10 gola
Leo Messi – 2 gola
Cristiano Ronaldo – 0 gola
Dhe në fund, francezi ka tejkaluar dyshen edhe në nivelin kombëtar.

Gola me skuadrën kombëtare:

Kylian Mbappe – 9 gola
Cristiano Ronaldo – 7 gola
Leo Messi – 4 gola
Kampionati Botëror i fituar nga Franca e vendos Mbappen para të dyve nga pikëpamja kolektive gjithashtu.

Share Messenger