Ky është parashikimi i motit për javën që vjen

29 Shares Share Messenger

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme moti do të përmirësohet.

Sipas IHMK-së, që nga dita e nesërme moti do të ndryshojë për pesë ditët e ardhshme të javës dhe nuk do të ketë reshje.

Temperaturat sipas IHMK-së do të zbresin deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalja e ditës dp të arrijë 7 gradë Celsius ditën e premte, transmeton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës:

Do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Sot (ditë e diele), pasdite pritet që të ketë reshje bore të intensitetit mesatar të cilat edhe nesër mund të rishfaqen nëpër disa territore të caktuara, mirëpo gjatë gjithë pesë ditëve tjera të javës nuk parashikohet të ketë reshje të asnjë trajte.

Temperaturat minimale do të zbresin deri -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të ngjiten deri në 7 gradë Celsius ( ditën e premte).

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales duke krijuar kushte edhe për mjegull.

Mëngjeset do të jenë me ngrica të cilat do ta vështirësojnë zhvillimin normal të komunikacionit.

Do të fryjë erë nga verilindja deri ditën e enjte, ku më tej era do ta ndërroj kahun në drejtim të jugperëndimit shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s.

Share Messenger

Më të lexuarat