Ky është komenti i Arban Abrashit për koalicionin VV-AKR

11 Shares Share Messenger

Kandidati i LDK-se për Prishtinën, Arban Abrashi ka thënë qe koalicioni VV-AKR për këtë komune, nuk përben ndonjë avantazh për kundërshtarin e tij ne balotazh.

Tutje Abrashi ka vlerësuar qe pjese e kësaj marrëveshje duhet te jete ndonjë pazar i madh, ngaqë këto dy subjekte politike patën shkëmbyer akuza e kundër-akuza nga me te ndryshmet.

“Jemi dëshmitarë te akuzave e kundër-akuzave ne mes tyre, e ne rastin e kesaj marrëveshje ka dominuar ndonjë pazar i madh. Nuk është ndonjë befasi, njerëzit kur janë ne panik bëjnë koalicion me ata qe kane urryer me vite te tera. E kjo ka ndodh sot” ka thënë Arban Abrashi ne një interviste ne Magazina Lokale te Klan Kosovës.

Ndërkohë sa i përket debateve me kundërshtarin e tij nga VV-ja, Shpend Ahmeti, Abrashi ka thënë qe i ka bere ftese publike për pjesëmarrje ne pese debate televizive ne televizione te ndryshme.

Kujtojmë qe përballja e pare ne mes te kandidateve për kryetar te Prishtinës do te jete ne Klan Kosova, ditën e hënë.

Share Messenger

Më të lexuarat