Ky është klubi ku mund të përfundojë Rashica
Milot Rashica ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Werder Bremenit këtë edicion.
Ylli kosovar ka luajtur rol kyç në rrugëtimin e skuadrës për mesin e tabelës së Bundesligës, derisa Werderi aktualisht pozicionohet në vendin e nëntë me 50 pikë, shkruan Periskopi.
Në 29 paraqitje në Bundesligë dhe Kupë këtë fushatë, Rashica ka kontribuar me 11 gola dhe gjashtë asistime – statistika dinjitoze për një mesfushor anësor, apo jo?
Formën e mirë të 22-vjeçarit e dëshmon edhe interesimi që ka shprehur së fundmi rivali i Werderit në kampionat, RB Leipzig.
“Sport Bild” raporton se klubi që aktualisht pozicionohet në vendin e tretë në Bundesligë, ka shprehur interesim për Rashicën.
Gazeta prestigjioze potencon se “Saxons” e kanë përcjellur me vëmendje zhvillimin e kosovarit, derisa ky interesim mund të shëndrrohet në ofertë gjatë afatit kalimtar të verës.
Nëse materializohet ky transferim, atëherë do ta kemi mundësinë ta shohim ish-yllin e Llamkos Kosovës në aksion në Champions League.