Ky është gjyqtari i finales Tottenham – Liverpool

Share Messenger

UEFA ka caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që zhvillohet mes dy skuadrave angleze, Tottenham Hotspur dhe Liverpool.

UEFA ka caktuar që drejtësinë në këtë ndeshje ta ndajnë gjyqtarët nga Sllovenia. Gjyqtar kryesor do të jetë Damir Skomina, asistent të tij do të jenë Jure Praprotnik, Robert Vukan, kurse gjyqtari i katërt, Antonio Mateu Lahoz, është nga Spanja.

Në foto: Gjyqtari slloven, Damir Skomina.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Tottenham Hotspur dhe Liverpool do të zhvillohet më 1 qershor në “Wanda Metropolitano”.

Kjo do të jetë finalja e parë për Tottenhamin, kurse finalja e dytë radhazi për Liverpoolin. “The Reds” gjithashtu janë pesë herë fitues të kësaj gare.

Share Messenger

Më të lexuarat