Ky është futbollisti që çdo hap që bën në fushë i kushton hiç më pak se 25.000 euro

Share Messenger

Futbollisti argjentinas Lionel Messi për çdo minutë të luajtur në terren fiton hiq më pak se 25 mijë euro.

Sipas revistës France Football, futbollisti i Barcelonës është lojtari më i paguar në botë me pagë vjetore prej 126 milionë eurosh.

Nëse kjo shifër ndahet me 56 paraqitje në vit, kjo do të thotë se Messi për çdo lojë fiton 2,25 milionë euro. Cristiano Ronaldo, futbollisti i Real, në vit fiton 94 milionë euro, pason braziliani Neymar nga PSG me 81,5 milionë euro, Gareth Bale 44 milionë dhe Gerard Pique 29 milionë euro.

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, është trajneri më i paguar me pagë vjetore prej 26 milionë eurosh.

Share Messenger

Më të lexuarat