Kush janë nëntë viktimat e helikopterit të rrëzuar të Kobe Bryant

Share Messenger

Nëntë persona ishin në helikopterin e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, që u rrëzua në Los Angeles të dielën, duke i lënë të vdekur të gjithë pasagjerët.

Përveç Kobe Bryant dhe vajzës së tij, edhe shtatë persona të tjerë ishin në atë helikopter, pasi që po shkonin së bashku në akademinë e Bryant, Mamba Academy, transmeton Gazeta Express.

Kobe Bryant (41-vjeçar)

Ai e nisi rrugëtimin e tij në NBA në moshën vetëm 18-vjeçare dhe vazhdoi duke u bërë legjendë e këtij sporti me Los Angeles Lakers.

Me ekipin kombëtar të SHBA-së, ai i fitoi dy medalje të arta të Lojërave Olimpike, duke e mposhtur Spanjën në finale në të dyja rastet (Beijing 2008 dhe Londër 2012).

Gianna Bryant (13-vjeçare)

Gianna ishte e dyta nga katër vajzat e Kobe Bryant dhe ishte edhe vetë basketbolliste e talentuar. Ajo po shkonte me babanë e saj në Mamba Academy, ku pritej ta luante një ndeshje.

John Altobelli (56) and Keri Altobelli

John ishte trajneri i bejsbollit në Orange Coast College, ku u fitoi katër kampionate universitare. Ai kishte udhëtuar edhe disa herë të tjera bashkë me Bryant. Familja Altobelli jetonte në Neëport Beach dhe i kishte tre fëmijë.

Alyssa Altobelli (13-vjeçare)

Alissa ishte vajza e John dhe Keri Altobellit, si dhe shoqja e Giannas, pasi që ishte pjesë e Mamba Academy. Ajo i ka dy vëllezër: J.j Altobellin dhe Alexis Altobellin.

Sarah Chester (45) dhe Payton Chester (13)

Nëna dhe vajza ishin gjithashtu në helikopterin që u rrëzua. Payton ishte bashkëlojtare e Giannas në Mamba Academy.

Christina Mauser (38 years old)

Ajo ishte ndihmëstrajnere e ekipit të vajzave në Mamba Academy, ku e mësonte Giannan. Ajo ishte e martuar me Matt Mauser dhe i kishte tre fëmijë.

Ara Zobayan (50-vjeçar)

Ai ishte piloti i helikopterit privat të Bryant dhe ishte gjithashtu instruktor i fluturimev

Share Messenger

Më të lexuarat