Kush është aktorja shqiptare që ka qenë pjesë e serialit “100 Vitrinat”

Share Messenger

Telefilmi italian ‘100 VITRINAT’ fitoi zemrat e publikut shqiptar edhe pse u duke se po zgjaste në një pafundësi pjesësh.
Por ajo që nuk dinim është se në mesin e aktorëve të famshëm italianë ishte dhe aktorja shqiptare Egla Ceno.

Në atë kohë ajo nuk ishte shumë e njohur në vend dhe me modesti ka pranuar se në telefimin italian iu dha një rol i vogël.

Këtë të pathënë për jetën e saj Egla e ka rrëfyer në emisionin e pasdites ‘Rudiana’.

“Jetoja në fshatin ku ato kishin teatrot, si mund të rrija unë pa e provuar. Audicone, audicione, derisa në fund më dhanë një rol të vogël. Kam punuar dhe në backtage, kam ruajtur kontaket, ishte një eksperiencë fantastike”, u shpreh ajo.

Share Messenger

Më të lexuarat