Kurti tani do marrë 1450 euro më pak se Haradinaj

Share Messenger

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për 100%.

Ndryshe nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, kryeministri Kurti, nuk do të marr pagë të majme nga buxheti i Kosovës.

Kurti me vendimin e ri që pritet ta marr këtë të martë, do të paguhet 1500 euro.

Derisa qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Ramush Haradinaj pagën e tij e kishte bërë 2950 euro.

Share Messenger

Më të lexuarat