Kurti: Martesa me LDK’në do të jetë shumë e lehtë

Share Messenger

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se arritja e marrëveshjes me LDK’në do të jetë e vështirë, ndërsa qeverisja, e lehtë. Ai këto i tha duke iu referuar këtyre të dyjave si martesë dhe kurorëzi.

Kurti këto deklarata i ka bërë në Jeta në Koosovë, duke theksuar se qytetarët janë ata që kanë dashur një koalicion mes VV’së dhe LDK’së.

“Nuk ka këtu kurrfarë aritmetike, qytetari ka vendosur që t’i çojë në opozitë partitë e deridjeshme në pushtet, e në pushtet partitë e deridjeshme në opozitë,” – ka thënë Kurti.
Në fund, Kurti ka thënë se kurorëzimi me LDK’në do të jetë i vështirë, ndërsa martesa e lehtë.

“Thonë që nëpër dasma kurorëzimi është i lehtë e martesa e vështirë. Në rastin tonë (me LDK-në), kurorëzimi do të jetë i vështirë, e martesa do të jetë e lehtë”, tha më tej ai.

Kujtojmë se LDK dhe VV tashmë e një kohë të gjatë, që prej përfundimit të zgjedhjeve, janë në bisedime për koalicion, ndërsa një i tillë do të arrihet së shpejti.

Share Messenger

Më të lexuarat