Kurti me këshilltarin e Merkelit: Domosdoshmëri luftimi i korrupsionit në Kosovë

Share Messenger

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Berlin, ku ka takuar këshilltarin e kancelares Angela Merkel, Matthias Lüttenberg, dhe zëvendësin e tij, Alexander Jung.

“Në këtë takim miqësor biseduam hapur për marrëdhëniet e Kosovës me Gjermaninë, për domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar në Kosovë, për nevojën e zhvillimit ekonomik të orientuar në punësim, për rëndësinë e raporteve me Serbinë dhe dialogun parimor e të përgatitur me të, si dhe për çështjet e integrimit evropian dhe rajonit të Ballkanit”, shkroi Kurti në Facebook.

Kreu i VV-së ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i partisë së tij, Besnik Bislimin, dhe nga Mevlyde Hyseni e Xhavit Drenori.

Share Messenger

Më të lexuarat