Kurti: Heqja e takses ndaj Serbisë, kapitullim i Kosovës

Share Messenger

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se diplomatë e politikanë të ndryshëm ndërkombëtarë po e kërkojnë heqjen e tarifes 100% ndaj mallrave të Serbisë në Koosvë.

“E kuptueshme, sepse ata janë ndërmjetës të diplomacisë fluturuese midis Kosovës dhe Serbisë. Në Prishtinë na i thonë kërkesat e Beogradit, ndërsa në Beograd ua thonë kërkesat tona (kur ka të tilla). Zyrtarët nga Evropa dhe ShBA-ja tash i kanë nga dy kapela, sikurse dikur Pieter Feith në Kosovë, edhe Përfaqësues Civil Ndërkombëtar që na e njihte pavarësinë, edhe Përfaqësues Special i BE-së që nuk na e njihte pavarësinë!”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Kurti ka thënë se nuk duhet të shtiremi se nuk e dimë se çka do të ndohë menjëherë pas heqjes apo pezullimit të taksës.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Rikthimi tarifor i Pieter Feith

Vuçiq e ka kërkuar heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave të Serbisë në Kosovë. Diplomatë e politikanë të ndryshëm ndërkombëtarë që kërkojnë të njëjtën gjë, vetëm sa e transmetojnë kërkesën e Presidentit të Serbisë ndaj Kosovës. E kuptueshme, sepse ata janë ndërmjetës të diplomacisë fluturuese midis Kosovës dhe Serbisë. Në Prishtinë na i thonë kërkesat e Beogradit, ndërsa në Beograd ua thonë kërkesat tona (kur ka të tilla). Zyrtarët nga Evropa dhe ShBA-ja tash i kanë nga dy kapela, sikurse dikur Pieter Feith në Kosovë, edhe Përfaqësues Civil Ndërkombëtar që na e njihte pavarësinë, edhe Përfaqësues Special i BE-së që nuk na e njihte pavarësinë! Të gjithë ata janë bërë Pieter Feitha tani: njëra kapelë (bilaterale) është e shtetit të tyre që na e ka njohur pavarësinë e shtetit tonë, kurse kapela tjetër (multilaterale) është ajo e ndërmjetësit të jashtëm që vjen me porositë e palës tjetër. Nuk duhet t’i ngatërrojmë në mendjen tonë kapelat e tyre.

Së dyti, Vuçiq nuk po kërkon heqjen e tarifës që të fillojë dialogu parimor me Kosovën por që të vazhdojë pazari i tij me Thaçin. ‘Razgraniçenje’ quhet projekti i Beogradit për ndarjen e Kosovës e që s’realizohet dot pa presidentin e Kosovës. Prandaj, le të mos shtiremi se nuk e dimë se çka do të ndodhë menjëherë pas heqjes apo pezullimit të tarifës: takimi në Bruksel, me Thaçin e Vuçiqin, anash, ndërkaq Mogherini në mes dhe në ballë, në zyren e kësaj të fundit. Natyrisht që nuk është dashur të ketë tarifë mallrash por reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, ama tash nuk bën të hiqet tarifa. Ai do të ishte kapitullim: nënshtrim i Kosovës së pavarur ndaj shtetit të Serbisë dhe dorëzim i shtetësisë e territorit të Kosovës në pazarin Vuçiq-Thaçi.

Share Messenger

Më të lexuarat