Kurti: Me çfarë fytyre ia dhatë bujqësinë Listës Serbe – turp t’u vije

Share Messenger

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër qeverinë e re të Ramush Haradinajt, për faktin se ministrinë e Bujqësisë ia kanë lënë një ministri serb nga Lista Serbe.

Kurti, ka thënë në seancën e jashtëzakonshme, se ky është turp për qeverinë e re dhe ajo po e humb pavarësinë e Kosovës e po e kthen autonominë.

“Këta kanë vendosur që Beogradit, pasi që ia falën tregun e Kosovës, t’ia japin edhe çelësat e hambarit, që është bujqësia. Hipokrizia më e madhe është që e gjithë kjo qeveri e sekserëve, në fushatë patën thënë se do t’i marrin votat e fermerëve, tani bujqësinë ua kanë dorëzuar listës serbe, turp t’u vije”.

“Me cilin moral ua kanë dorëzuar Listës Serbe këtë ministri. Me çfarë fytyre do shkojnë në fshatra t’u tregojmë atyre që fondet për bujqësi ua kanë dorëzuar Listës Serbe”.

“Kosova me këtë qeveri po e humb pavarësinë e po shkon drejt autonomisë”

Share Messenger

Më të lexuarat