Kur Kurti e quante Rugoven të dështuar, kundër Lëvizjes Çlirimtare dhe kërkonte të hiqej nga kryetari i LDK-së – Pamjet

Share Messenger

Pak kohë pas kishte dalur nga burgu i Pozharevacit, Albin Kurti, kishte dhënë një intervistë për mediumet vendore.

Ai ishte pyetur për kryetarin e atëkohshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kurti e kishte cilësuar Rugovën si të dështuar në politikë dhe si person që ka pasur ide që ta pengojë dhe bllokojë Lëvizjen Çlirimtare sic ishte ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i tanishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, thoshte për presidentin e atëkohshëm të vendit, se ai është e ka marrur peng Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kurti kërkonte që në saje të reformave në këtë parti, të hiqej Ibrahim Rugova, nga posti i kryetarit, duke u zëvendësuar me ndonjë person tjetër.

“Ideja e Rugovës, ka qenë që të pengojë dhe ta bllokojë çfarëdo dinamizimi i jetës së çfarëdo Lëvizje Clirimtare, apo rezistencë aktive.

Ajo nuk është Lidhje Demokratike. Ajo është një lidhje autoritare e cila e ka në krye një njeri për 12 vite. Pra zotëri Rugova, i cili nuk është dëshmuar në suksese në politikë.

LDK në masë të madhe është peng i zotërit Rugova. Në këtë kohë të reformimit të LDK-së, unë besoj që do duhej bërë edhe ndryshimi i kryetarit”, kishte thënë Kurti.

Sot janë bërë 13 vjet nga vdekja e Rugovës. Përderisa tashmë gjatë këtyre viteve, pakkush ka mbetur pa ia vizituar varrin e tij, është pikërisht edhe vetë Kurti, i cili nuk ka qenë asnjëherë tek varri i ish presidentit Rugova.

Se ka pasur vendim për moshkuarjen e zyrtarëve të Vetëvendosjes, tek varri i Ibrahim Rugovës, e kishte thënë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti pati rrëfyer se në kohën sa kishte qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, kishte dhënë ide që si zyrtarë të kësaj partie dhe si përfaqësues të Komunës së Prishtinës, të shkojnë për vizitë tek varri i Rugovës.

Por, sipas deklarimit të Ahmetit, një gjë të tillë nuk e kishte lejuar kreu i VV-së, Albin Kurti, me arsyetimin se veprimtaria e Rugovës ka qenë e dyshimtë.

Video nga intervista e Albin Kurtit:

FAKTE – Kurti: Rugova e pengonte dhe e bllokonte luftën çlirimtare. Ishte i dështuar në politikë. Shpërndaje!

Posted by Ngjarje Ditore on Sunday, 20 January 2019

Share Messenger

Më të lexuarat