Kualifikohet Gjermania, në Botëror dhe Anglia

Share Messenger

Gjermanisë i duhej vetëm një pikë për tu kualifikuar në fazën finale të botërorit, por bëri akoma më mirë ndaj Irlandës së veriut duke fituar 3-1 dhe duke merituar biletën direkte për turneun e 2018 në Rusi.

Formacioni i Low mundi ishullorët në “Windsor Park” të Belfasit në një 90 minutësh që mori rrjedhën e pritshme që në fraksionin e parë.

Vetëm 120 sekonda lojë zgjati rezistenca irlandezo veriore pasi Sebastian Rudi i dha epërsinë “panxerave” që nuk e lëshuan më. Rrjeta e dytë e kampionëve në fuqi të botës erdhi pas një goditjeje të bukur të Vagner. Me vendasit të dorëzuar që tani presin shortin e “play off”, Kimmich vulosi suksesin e Gjermanëve, para se skuadra vendase të kishte luksin e golit të nderit në kohën shtesë me Magenis. Me këtë sukses kampionët e Botës kualifikohen të parët me një rezultat impresionues, 9 ndeshje dhe 9 fitore.

Kaloi në fazën finale si më e mira e grupit edhe Anglia. Formacioni i trajnerit Southgate kishte nevojë për të fituar ndaj Sllovenisë në stadiumin “Wembley” për të mos u varur tek sfidat e tjera. Por edhe pse dominoi në thuajse të gjithë sfidën, arriti të shënonte vetëm në minutën e 4 shtesë me kapitenin sapo promovuar, Harry Kane. Ky sukses i kalon “3 luanët” në më të mirët e botës. Në sfidat e tjera ra në sy fitorja e thellë e Norvegjisë 8-0 me San Marinon dhe suksesi 2-1 i Çekisë në Azerbajxhan.

Share Messenger

Më të lexuarat