Kthehet Klitschko, i kërkon duel Tyson Fury dhe Anthony Joshuas

141 Shares Share Messenger

Njëri nga më të mirët e boksit, ish-kampioni botëror, Vladimir Klitschko, si duket do t’i rikthehet ringut të boksit.

Raportimet nga mediat e huaja shkruajnë se ai dëshiron të kthehet dhe mund të nënshkruajë një kontratë të re me DAZN. Besohet se ndeshjet e radhës së tij do të zhvillohen në Gjermani, vendi ku edhe u bë i famshëm.

Gjithashtu, thuhet se njëherë dëshiron ta ketë një kundërshtar me kualitete të dobëta, për shkak të moshës së tij. Ndërsa, ndeshjen e dytë dëshiron ta ketë me Tyson Fury, sepse dëshiron t’i revanshohet për humbjen e vitit 2017.

Për të mos ndaluar me keq, në fund ai do të konsideronte për një meç me Anthony Joshuan, ndaj të cilit gjithashtu humbi, në një nga ndeshjet më të mira të boksit.

Share Messenger

Më të lexuarat