Kryeministri Ramush Haradinaj ja rrit pagat Arsimtarëve

452 Shares Share Messenger

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më në fund është dorëzuar dhe ka pranuar që të rriten pagat e mësimdhënësve, ky vendim vjen pas takimit me kryetarin e SBASHK’ut, Rrahman Jashari para pak minutash.

Haradinaj ka pranuar që pagat e mësimdhënësve të rriten, ai ka vendosur që të ndahet një buxhet prej 20 milionë euro vetëm për këtë arsyeje, pra për rritjen e pagave të punëtorëve në arsim.

Paga për të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme nga 534 euro to të jenë tani në 597 euro, ato të mësimdhënësve të arsimit fillor nga 479 euro do të jenë tani në 525 euro, kurse ato të nivelit parashkollo nga 447 euro do të jenë tani 501 euro.

Ndërkaq pas kësaj rritje të pagave, kryeministri Haradinaj ka kërkuar që greva të ndërpritet dhe të vazhdohet mësimi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës Kosovës. Sot kam pritur në takim kryetarin e Sindikatës së SBASHK Rrahman Jashari, të cilit ia prezantova ofertën e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Për mbi 20 mijë të punësuar në sektorin e arsimit, vlera e rritjes është rreth 20 milionë euro në vit. Kjo është oferta më e madhe që i bëhet sektorit të arsimit dhe u bëjë thirrje të gjithë edukatorëve, mësimdhënësve që t’i kthehen punës, t’i kthehen procesit mësimor.

Per 5.000 mësimdhënës në shkollat e mesme, nga 74.8 euro më shumë në muaj

Per 14.790 mësimdhënës në arsimin fillorë, nga 46.8 euro më shumë ne muaj

Per 912 mësimdhënës ne arsimin parashkollor, nga 49.8 euro më shumë ne muaj

Për 125 mësimdhënës në shkollat speciale, nga 49.8 euro më shumë në muaj

Do të ishte një mashtrim nëse grevistët mendojnë që do ta kenë një ofertë tjetër. Kjo është oferta e Qeverisë, 20 milionë euro më shumë për arsim.

Punë të mbarë të gjithë punëtorëve të arsimit. Do të jemi bashkë gjithmonë dhe duke vendos komunikim të vazhdueshëm, do të përpiqemi që edhe në të ardhmen të përmirësojmë pozitën e edukatorëve të fëmijëve tanë!

Share Messenger

Më të lexuarat