Kryeministri Rama befason me videon e publikuar (Video)

Share Messenger

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndërsa çdo ditë uron mirëmëngjes ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ka befasuar me një video të publikuar mëngjesin e sotëm në Facebook.

Në të ai publikon një video të përgatitur nga grupi “Çmendina dublim”, i njohur për përpunimin e videove dhe krijimin e situatave gazmore.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video të krijuar nga çunat e supertalentuar të Çmendinës”, shkruan Rama.

Në të Kryeministri shfaqet në momente gjatë fushatës së 25 qershorit të cilat serviren si këngë, nën tingujt e këngës hit “Despacito.

“Nuk keni parë asgjë akoma, Shqiëprinë do ta nxjerr nga dhoma… kam një plan të paparë”, thuhet në një pjesë të videos, të cilën e gjeni të plotë më poshtë.

Share Messenger

Më të lexuarat