Kroos rrezikon të humbasë ‘El Clasicon’, dy deri në tri javë jashtë fushe

Share Messenger

Toni Kroos e ka dëmtuar muskulin në këmbën e majtë dhe do të mungojë dy deri në tri javë sipas AS dhe rrezikon të humbasë El Clasicon.

Mesfushori gjerman u largua nga loja duke çaluar në pjesën e parë të fitores së Real Madridit 4:2 kundër Granadës dhe u zëvendësua nga Luka Modric, i cili e shënoi golin e tretë.

Ai i bashkohet listës së të lënduarve: Marcelo, Mendy, Nacho, Courtois and Asensio.

Kroos ishte thirrur nga Kombëtarja e Gjermanisë për ndeshjet e tetorit, por ai nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me atdhetarët e tij shkaku i këtij dëmtimi.

Real Madridi do të përballet me Real Mallorca pas ndeshjeve të Kombëtareve, para se ta vizitojë Camp Nou për t’u ndeshur me Barcelonën në El Clasicon e 26 tetorit dhe sipas AS, Kroos tani do të luftojë me kohën për t’ia dalur për ndeshjen më të vështirë të sezonit.

Klubi madrilen ka njoftuar se gjendja e Kroos do të vazhdojë të vëzhgohet.

Share Messenger

Më të lexuarat