Kroacia bën histori, është në finale të Kampionatit Botëror përballë Frances

76 Shares Share Messenger

Kroacia ka kaluar në finale të Kampionatit Botëror.

Kroatët kanë arritur t’i eliminojnë anglezët me rezultat 2 me 1 pas më shumë se 120 minutave lojë.

Ishte Anglia që kaloi e para në epërsi me anë të Trippier në minutën e 5’, ku me atë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Kroacia ishte më kërkuese për gol, ku në minutën e 68’, arritën që ta barazonin rezultatin me anë të Ivan Perisicit.

Ndeshja shkoi në vazhdime, mirëpo ishin përsëri kroatët që e kërkonin golin, ndërsa në minutën e 109’, Mario Mandzukic i dha epërsinë kombëtares së tij.

Kroacia do të luaj në finale me Francën me 15 korrik, ndërsa Anglia do të përballet me Belgjikën në 14 korrik për vendin e tretë.

Share Messenger

Më të lexuarat