Kreu i LDK-së: Besoj që koalicioni me VV-në arrihet sot

Share Messenger

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka deklaruar se sot mund të arrihet marrëveshja e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këto komente kreu i LDK-së i bëri para se të hynte në zyrë të partisë së tij.

“Po besojmë që sot do të ndodhë marrëveshja”, tha Mustafa.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se po sot, do të takohet edhe me liderin e LVV-së Albin Kurti, pa e bërë të ditur kohën.

“Jemi duke bërë përpjekje për një marrëveshje përfundimtare, takimi do të ndodhë sot, por orën ende nuk e kemi caktuar”, ka deklaruar Mustafa.

Kujtojmë se LDK e LVV qe 3 muaj e 20 ditë janë në përpjekje të arritjes së koalicionit qeverisës.

Share Messenger

Më të lexuarat