Krasniqi mesazh për të rinjtë: Shërbeni popullit, unë nuk jam hyrë në politikë për të fituar një punë, po për të qenë në shërbim të qytetarëve

188 Shares Share Messenger

Ai ka porositur të rinjtë që të angazhohen për të ardhmen e vendit dhe të mos e braktisin atë.

“Ne jemi në një vend të pavarur dhe të konsoliduar dhe po presim që ju t’i merrni përgjegjësit e juaja. Ju sot nuk duhet të jeni të kënaqur me nivelin e shtetit tuaj. Ju nuk duhet të ja ktheni shpinën vendit sepse ju e tradhtoni idealin e shtetit nëse e bëni këtë gjë. Mos ja ktheni shpinën Kosovës”, ka qenë porosia e tij.

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, tha se ndihet i lumtur që sot sallat janë të mbushur nga të rinjtë të cilët janë të gatshëm për t’i shërbyer vendit.

“Më vjen mirë që në këtë sallë në 5-vjetorin e Nismës Socialdemokrate shoh shumë të rinj e të reja që do të angazhohen në të ardhmen e vendit tonë. Mua më vjen mirë sot qe të rinjtë dhe të rejat mbushin sallat për të dhënë kontributin e vet për shtetin”.

“Kërkoj nga ju që me të gjitha energjitë tuaja intelektuale dhe fizike të përqendroheni për të ngrit angazhimin tuaj për të qenë në shërbim të popullit. Unë nuk jam angazhuar në politikë jo për të fituar një punë, mirëpo për të qenë në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Share Messenger

Më të lexuarat