Krasniqi falënderon Merkelin për Kosovën

Share Messenger

Ish-boksieri i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, është ftuar në një takim nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Me këtë rast, Krasniqi e ka falënderuar Merkelin për mbështetjen e vazhdueshme që ajo ia ka dhënë Kosovës ndër vite.

Ky takim është zhvilluar në prag të zgjedhjeve të reja në Gjermani, ku sondazhet e paralajmërojnë një fitore të Merkelit, shkruan zeri.

Në takim kishte personalitete të njohura të Gjermanisë,  përfshirë këtu edhe ish reprezentuesin gjerman nga Juniku i Kosovës.

“Pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e ftuar nga Bundeskancelarja gjermane Dr. Angela Merkel, bashkë me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e sportive”, ka theksuar Krasniqi.

“U bisedua për tema të rëndësishme dhe në veçanti për çështjet aktuale e zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun e Gjermanisë. Në kohën që Bundeskancelarja më dhuroi, biseduam ngrohtësisht e hapur për disa aspekte aktuale me çrast shpreha falënderimin tim personal për mbështetjen që Dr. Merkel dhe Gjermania mike i dhanë Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së qeverisjes së saj”, ka theksuar Krasniqi, i cili ka luajtur rrol të rëndësishëm në inkuadrimin e shqiptarëve në Gjermani.

Share Messenger

Më të lexuarat