Kosovarët e bëjnë për ‘pesë pare’ Mogherinin: Turp, ku janë të drejtat për ne?

86 Shares Share Messenger

Nëpërmjet një postimi në Facebook të shoqëruar me fotografinë e saj, Shefja e BE’së, Federica Mogherini ka postur për ditën e të drejtave të njeriut.

‘’Në këtë ditë, 70 vite më parë, Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara, u bashkuan për të adoptuar deklaratën e të drejtave Universale për të drejtat e njeriut’’, kishte shkruar Mogherini, shkruan gazetametro.net.

Por, ajo që ndodhi në seksionin e komenteve të këtij posti, është diçka që zonja Mogherini mund të mos ta ketë pritur.

Kjo pasi ky postim i saj u vërshua nga komente të shqiptarëve, me komente pothuajse identike: ”Ku janë të drejtat e njeriut për Kosovën?”

Madje, vetë zonja Mogherini i ishte kundërpërgjigjur një prej komentuesve.

Share Messenger

Më të lexuarat