Kosova U21 mposhtet nga Gjermania (VIDEO)

Share Messenger

Kosova U21 ka pësuar humbje, duke u mposhtur nga Gjermania.

Përfaqësuesja e Kosovës U21 është mposhtur në udhëtim nga Gjermania U21, me rezultatin minimal 1:0.

Në takimin e zhvilluar në Osnabruck, të vlefshëm për kualifikueset e Euro U21, Kosova pësoi humbje me rezultat minimal, me golin e pësuar në minutën e fundit të pjesës së parë.

Kosova kështu ka humbur pozitën e liderit në grup, duke rënë në vendin e dytë, derisa në pozitën e parë renditet Irlanda U21.

Përfaqësuesja e Kosovës në gjithsej 4 ndeshje deri tani ka regjistuar dy humbje dhe dy fitore.

Share Messenger

Më të lexuarat