Kosova po bën histori në Izrael, pas Majlindes Loriana pritet ta fitoi finalen e madhe!

871 Shares Share Messenger

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka po shkruan historin në turneun ‘Grand Prix’ që po mbahet në Izrael.

Ajo ka arritur në finale të këtij turneu duke mposhtur garuese shumë të forta, transmeton Indeksonline.

Pak orë para finales, trajneri i Lorianës, Driton Kuka ka postuar një foto nga kampi, ku përveç Lorianës, në fotografi janë edhe xhudistet tjera.

Ai ka shkruar se në kamp po mbretëron një atmosferë e mirë pasi Loriana arriti në finale.

“Një foto nga ekipi prej Tel Aviv!

Atmosfera e mirë pas arritjes së Lorit në finale

Loriana mposhti Holandezen mandej Rusen Babintseva medaliste e Boterorit si dhe në gjysëmfinale Anglezen Powell!

Në finale me Slovenen Apotekar. Loriana po i afrohet dita ditës kreut Botëror” ka shkruar Kuka në postimin e tij.

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka do të luaj finalen në ora 16:00 kundër sllovenes Apotekar në kategorinë deri 78 kilogram.

Share Messenger

Më të lexuarat