Kosova nderon viktimat e 11 Shtatorit me obeliskun ‘Kosova Remembers’

Share Messenger

Përurohet obelisku me mbishkrimin “Kosova Remembers” në nderim të rreth 3 mijë viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, në Shtetet e Bashkuara, shkruan Gazeta Metro.

Nderimet filluan në oborrin e Qeverisë së Kosovës, me homazhet që ka bërë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke zbuluar obileskun kushtuar viktimave të Kullave Binjake.

SHBA, sot përkujtojnë 18 vjetorin e sulmeve terroriste të “Al Kaida”, në të cilin humbën jetën 2753 viktima, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë, kurse pjesa më e madhe e viktima ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.

Kujtojmë se në mesin e të vrarëve të këtij sulmi terrorist në New York, humbën jetën edhe tre shqiptarë, të cilët gjendeshin në atë zonë gjatë kohës kur kishte ndodhur ky atentat.

Emrat e Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë shënuar në memorialin kushtuar 2573 viktimave të këtij sulmi terrorist.

Share Messenger

Më të lexuarat