Kosova gjunjëzonë turqit midis ‘Fadil Vokrrit’, merr kreu

Share Messenger

Kosova U21 ka shënuar fitore të madhe 3-1 kundër Turqisë U21 në kualifikimet për kampionatin evropian të vitit 2021.

Skuadra e Rafet Prekazit gjatë tërë kohës ishte më e mirë dhe krijoi shumë më tepër raste nga loja, shkruan Indeksonline.

Në fund të pjesës së parë Kosova kaloi në epërsi pas golit të Arbenit Xhemajlit.

Në fillim të pjesës së dytë Turqia barazoi përmes Halil Dervisoglu.

Megjithatë “Dardanët” nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në atomin e fundit duke shënuar edhe dy herë.

Mirlind Daku ktheu epërsinë e vendësve në minutën e 72-të ndërsa sulmuesi Lirim Kastrati në minutën e parafundit vulosi fitoren e Kosovës 3-1.

‘Verdhë e kaltërit’ tani kanë 6 pikë nga 2 ndeshjet kualifikuese.

Share Messenger

Më të lexuarat