Kosova e dominon Malin e Zi, por nuk arrin të marr më shumë se një pikë

Share Messenger

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me Malin e Zi në ndeshjen e zhvilluar sonte në Podgoricë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në ndeshjen e zhvilluar në Podgoricë, skuadra e Bernard Challandes ka barazuar me rezultat 1:1 kundër Malit të Zi.

Image
Pjesa e parë i takoi “Dardanëve”, të cilët krijuan raste të një pasnjëshme për gol, si dhe duke krijuar lojë të bukur.

Dominimin e futbollistëve të Kosovës e vulosi Milot Rashica, i cili në minutën e 25-të shënoi golin e epërsisë për mysafirët.

Pas një kombinimi fenomenal mes Arbër Zenelit dhe Besar Halimit, Rashica ia doli për mrekulli ta shënojë golin e epërsisë.

Disa minuta pas golit, Arbër Zeneli pësoi një lëndim pas një dueli me futbollistin e Malit të Zi.

Me këtë rast, ylli i Reims u detyrua ta lë fushën e lojës për t’ia liruar vendin Edon Zhegrovës.

Me rezultat 1:0 përfundoi edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi njejtë për Kosovën, e cila kërkonte me ngulm edhe golin e dytë.

Megjithatë, rastet e shpërdorura i shkuan për ‘shtati’ Malit të Zi.

Futbollistët malazez shënuan golin e barazimit përmes Stefan Mugosës në minutën e 69-të të ndeshjes.

Deri në fund, Kosova vazhdoi me presionin ndaj Malit të Zi, por ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Pas dy ndeshjeve në ciklin eliminator, Kosova ka dy pikë të grumbulluara.

Ndryshe, ndeshja tjetër në grupin A mes Çekisë dhe Bullgarisë i takoi çekëve me rezultat 2:1.

Share Messenger

Më të lexuarat