Kosova drejt Liberalizimit të vizave, BE nuk ka më kushte shtesë

471 Shares Share Messenger

Shteti i Kosovës i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe se nga Bashkimi Evropian (BE) nuk ka kushte shtesë për liberalizimin e vizave për kosovaret

Ndonëse ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha para disa muajve jepte data dhe muaj për liberalizimin e vizave, ku dhjetorin e shihte si muajin që kosovarët do t’i gëzoheshin lajmit të shumë pritur, liberalizimi i vizave nga BE.

Por, ajo e huqi këtë duke u arsyetuar se nuk e di pse ka ndodhur kjo, kështu sipas saj ishin premtimet nga zyrtarët e BE’së në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, madje kryeministri Haradinaj këtë e quajti si ‘tradhëti’ të BE’së ndaj kosovarëve për mos liberalizimin e vizave në dhjetor, pasi edhe vet ai kishte thënë se ajo do të jetë muaji i fundit, transmeton Gazeta Metro.

Ndërkaq, ministrja Hoxha tani ka dhënë një tjetër deklaratë, ajo sot ka treguar se BE’ja është e interesuar për t’u siguruar se progresi për rastet e shënjestruara po vazhdon dhe se kushte tjera për liberalizimin e vizave nuk ka, pasi janë përmbushur të gjitha.

“Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe nuk kemi kushte shtesë”, deklaroi Hoxha.

Në takim, morën pjesë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

Mekanizmi track-record, apo rastet e shënjestruara, nga vendet anëtare të BE-së po shihet si një ndër treguesit kyç të sundimit të ligjit.

Share Messenger

Më të lexuarat