Kosnett mirëpret vendimin e Veselit, kërkon që të njëjtën ta bëjnë edhe partitë e tjera

Share Messenger

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, e ka mirëpritur vendimin e liderit të PDK-së, Kadri Veselit, për të liruar nga detyra zyrtarët të cilët kanë probleme me ligjin.

Përmes Twitter, ambasadori amerikan thekson që tutje pritet të shihet zbatimi në përpikshmëri i këtij vendimi.

”Vendimi i PDK-së për të pezulluar ose shkarkuar zyrtarët e paditur nga zyra publike është një hap i mirëpritur. Do të shohim zbatimin e plotë dhe një përpjekje gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike për të adresuar korrupsionin sistematik? Nëse jo tani, kur?”

Nga verndimi i Veselit, pozitën e liroi Besim Beqaj nga ministria e Inovacionit, Agim Çeku nga zv/ministri i FSK’së dhe Nijazi Thaçi nga këshilltari i Veselit.

Share Messenger

Më të lexuarat