Konjufca- Nismes: Leni lojërat e patriotizmit

Share Messenger

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Nisma Social Demokrate është mobilizuar me gjithë sistemin, vetëm që të arrijë kalimin e pragut zgjedhor dhe i ka ftuar ata që t’i lënë lojërat e patriotizmit.

Konjufca ka thënë se Nimsa u mobilizua që me çdo kusht me gjet një zgjidhje dhe me kalu pragun.

“Në momentin kur këta e kanë kuptu që me 844 vota Nisma bie, këta janë mobilizu me gjet një zgjidhje. Zgjidhja e parë ka qenë diaspora, me i anulu votat e diasporës. Kur nuk mujtën me arritë, e zgjodhën qëllimin më të lehtë. Le t’ia heqim njo 3 mijë vota Listës Serbe ku nuk dëmtohet me asnjë deputet. Nuk u ndryshon as renditja. Lista Serbe nuk ka kurrëfarë dëmi prej kësaj pune. Të tregtojmë dhe të bëjmë pazar me këto vota që nuk e dëmtojnë Listën Serbe, por VV’në’’, ka thënë Konjufca.

Sipas tij Nisma po bën lojëra të patriotizmit dhe i ka ftuar ata që t’i lënë këto lojëra.

“Le t’i lënë shpifjet, lojërat e patriotizmit kush po mbron vota prej Serbisë, e kush jo. Argumenti im ishte që po të ishte patriotizmi, Nisma nuk do t’i kish pranu këto vota më 2014, e 2017. I mbyllnin sytë dhe thonin se ky është ligji’’, ka thënë Konjufca.

VV dhe Nisma gjatë ditës kanë shkëmbyer replika në mes vete lidhur me rinumërimin e votave dhe votave të Serbisë./

Share Messenger

Më të lexuarat