Konjufca e heq foton e Presidentit Thaçi nga zyra e Kryetarit të Kuvendit

Share Messenger

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka larguar fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga vendi ku fotografia ka qenë e vendosur deri tani në zyrën e kryetarit.

Në fotografitë e publikuara të enjten nga takimi i Konjufcës me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, vërehet se fotografia e Thaçit nuk ishte më aty ku ka qenë, shkruan Indeksonline.

Nuk dihet nëse ajo është vendosur në ndonjë kënd tjetër të zyrës, por ajo dihet e që shihet, është se fotografia e Thaçit nuk është në ballë ose afër vendit ku ulet kryetari dhe mysafiri.

Fotografia e presidentit Thaçi e vendosur në zyrën e kryetarit Konjufca, katër ditë më parë gjatë një takimi me ambasadoren e BE-së, Nataliya Apostolova:

Share Messenger

Më të lexuarat