Kongresmeni Amerikan, Eliot Engel ka një mesazh për qeverinë e re

Share Messenger

Kongresmeni Amerikan, Eliot Engel, ka thënë se shpreson që Qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë, në mënyrë që të trajtohen të gjitha sfidat.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Engel ka thënë se Qeveria e re duhet të ketë sa më shumë njerëz të përfshirë në koalicion, të trajnohen sfidat, pasi vendi po përballet me disa probleme.

“Serbia po bën përpjekje të forta për të deligjitimuar Kosovën. Ajo po përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të tërheqin njohjet. Ne po luftojmë kundër këtyre përpjekjeve. Kështu që sa më i bashkuar të jetë vendi aq më mirë do të jetë për vendin”, tha ai.
Tutje, ai ka bërë të ditur se me rolin që ka, do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë.

“Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, si mbështetës i fortë i Kosovës dhe Shqipërisë unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar këtë dhe për çfarëdo të kenë nevojë zyrtarët e zgjedhur të Kosovës dhe Shqipërisë, unë gjithmonë jam i gatshëm të ndihmoj.”

Engel në fund shprehu gjithashtu shqetësimin për valën e të rinjve që nuk gjejnë punë në Kosovë dhe Shqipëri dhe lënë vendin e tyre.

Share Messenger

Më të lexuarat