Kompanitë e mdha i kërkojnë Trump ti jap fund luftës tregtare me Kinën

Share Messenger

Përmes një letre drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump, prodhuesit e njohur të atleteve iu bashkuan më shumë se 170 kompanive tjera të cilat bëjnë thirrje që mbathjet të përjashtohen nga tarifat e reja në importet e Kinës.

Administrata amerikane këtë muaj ka rritur tarifat ekzistuese në importet kineze dhe po kërcënon t’i vendosë këto tarifa pothuajse në gjitha produkteve kineze të importuara në Shtetet e Bashkuara.

Kjo do të përfshijë taksa shtesë për mallrat e konsumit si elektronikë dhe veshje, duke përfshirë atletet dhe telefonat e mençur iPhone.

Kjo masë ka shkaktuar alarm te shitësit dhe prodhuesit të cilët mbështeten në mallrat nga Kina.

“Tarifa shtesë e propozuar prej 25 për qind në atlete do të ishte katastrofale për konsumatorët tanë, kompanitë tona dhe ekonominë amerikane në tërësi”, thuhet në letrën e prodhuesve të njohur amerikanë, transmeton REL.

Letra tha se industria e këpucëve atletike tashmë paguan 3 miliard dollarë obligime dhe se tarifat shtesë do të rrisnin kostot dhe çmimet.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kohë më parë ka thënë se konsumatorët amerikanë mund t’i shmangin tarifat duke blerë prodhime të njëjta nga burime të tjera.

SHBA-ja dhe Kina janë përfshirë në një luftë tregtare duke vendosur tarifa ndaj njëra tjetrës.

Të dyja vendet po negociojnë për tejkalimin e situatës mirëpo ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.

SHBA-ja e akuzon Kinën për praktika të padrejta tregtare.

Share Messenger

Më të lexuarat