Koci, drejtuesve të shtetit: Analfabeta na keni marrë në qaf, nuk ju besojmë më!

Share Messenger

Avokati Arianit Koci është shprehur i zhgënjyer me udhëheqësit e vendit, për mungesë të veprimeve konkrete për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.

Duke iu referuar një deklarate të raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, Koci thekson se vendi e ka humbur shancën për viza deri në vitin 2020.

“Nuk na duhet asnjë premtim apo arsyetim. Nuk ju besojmë asgjë! Analfabet dhe primitiv jeni! Thjesht, për këto arsye dhe jo vetëm, Kosova është bërë vend i padurueshëm për jetesë”, tha Koci përmes një postimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

 Reagimi i plotë i avokatit Koci:

Na keni marrë në qafë!

“Kosova e humbi trenin për viza, 2019 – ta më e ndërlikuar” – po thotë Igor Soltes, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Po i bjen që së paku deri në 2020, nuk ka liberalizim të vizave për neve.

Nuk na duhet asnjë premtim apo arsyetim. Nuk ju besojmë asgjë!

Analfabet dhe primitiv jeni!

Thjesht, për këto arsye dhe jo vetëm, Kosova është bërë vend i padurueshëm për jetesë!

Share Messenger

Më të lexuarat