Klopp “alarmon” Barcelonën për Messin

Share Messenger

Jurgen Klopp e ka “alarmuar” Barcelonën me një deklaratë.

Trajneri gjerman e ka quajtur të çmendur atë që po ndodhë në afatin kalimtar të verës ku po jepen shifra tejet të larta në transfere.

Klopp ka thënë se shumë shpejt nuk do të habitet nëse edhe Leo Messi do të shitet.

“Tani më në futboll asgjë nuk është e pamundur. Nëse ka ndodhur shitja e Neymar për 222 milionë euro, nuk do të befasohem nëse do të shitet edhe Messi për 300 milionë euro.

Madje kjo mund të ndodhë këtë muaj pasi është i hapur afati sepse disa skuadra po tentojnë të bëjnë çmenduri në blerje. Por këtë realitet unë e quaj realitet të egër” ka thënë Klopp.

Share Messenger

Më të lexuarat