Klinika Torokale pajiset me thikë ultrasonografike, ia sheh hairin 66 vjeçari

Share Messenger

Kirurgjia Torokale është pajisur me një thikë ultrasonografike bipolare, në vlerë prej 30 mijë e cila i ka ndihmuar një 66 vjeçari t’i realizohet një operacion shumë i komplikuar në mushkëri.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një postimi në Facebook.

“Një operim i tillë deri më sot u ka kushtuar xhepit të qytetarëve dhe të shtetit, për trajtim jashtë vendit, deri në 30 mijë euro”, ka shkruar ai.

Sipas ministrit Ismaili javën që vjen do dorëzohen edhe disa pajisje të tjera në klinikat tjera, që të shtojnë sigurinë në shërbimet mjekësore.

Shkrimi i plotë:

Në këtë javë, në Kirurgjinë Torokale dorëzuam një thikë ultrasonografike bipolare, në vlerë prej 30 mijë eurosh, e cila ka munguar prej vitesh aty. Dje, kjo pajisje ka qenë vendimtare që 66-vjeçarit nga Prishtina, Bislim Iseni, t’i realizohet një operacion shumë i komplikuar në mushkëri, i cili zgjati 6 orë dhe u krye me sukses të plotë. Një operim i tillë deri më sot u ka kushtuar xhepit të qytetarëve dhe të shtetit, për trajtim jashtë vendit, deri në 30 mijë euro. Përveç kursimit të buxhetit familjar dhe shtetëror, me këtë pajisje, siguria e pacientit dhe stafit të mjekëve ka qenë në nivel të lartë, është shkurtuar koha e operimit dhe është përgjysmuar koha e rehabilitimit të axhës Bislim, pasi që ai nuk ka pasur fare humbje të gjakut, dhe tani është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për t’u lëshuar në shtëpi. Në javën që vjen do t’i dorëzojmë edhe disa pajisje të tjera në klinikat tjera, që të shtojmë sigurinë në shërbimet mjekësore, duke i bërë ato sa më cilësore. #Transformi i shërbimeve mjekësore #PërQytetarët

Share Messenger

Më të lexuarat