Kjo është shuma marramendëse që Joshua e fitoi sonte

Share Messenger

Pas triumfit të natës së sotme të Anthony Joshua ndaj Andy Ruiz Jr në boks, ai do ti fitoj hiq më pak së 50 milionë funte.

Anthony Joshua raportohet se do t’i marrë 50 milionë funte pas rifitimit të titujve të tij, WBO, WBA dhe IBF.

Para tetë muajve, Andy Ruiz Jr. e shkroi njërën ndër historinë më të mrekullueshme në botën e boksit, kur e tronditi botën duke e nokautuar në rundin e shtatë kampionin e pamposhtur të peshave të rënda, Anthony Joshuan. Ruiz kishte hyrë në atë ndeshje me parashikimet se do të humbte me lehtësi ndaj anglezit.

Ndërsa sonte, Anthony Joshua ka arritur që t’i revanshohet boksierit meksikan për humbjen e shkaktuar në muajin qershor të këtij viti.

Joshua nuk arriti ta ‘nokautonte’ Ruizin, por fitoi me pikë nga gjyqtarët.

118-110 dhe 119-109 ishin pikët në favor të Joshuas.

Share Messenger

Më të lexuarat