Kjo është pasuria e Kadri Veselit

13 Shares Share Messenger

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli në deklarimit e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pasurinë në vitin 2018. Veseli ka blerë lokal afarist nga kursimet, shitja e banesës 207 metra katrorë si dhe kredi në vlerë prej 140 mijë euro, që nga marsi i këtij viti.

I pari i legjislativit, në pasuri të paluajtshme. Përveç lokalit që ishte risi, ka edhe shtëpi, tokë e mal të trashëguar në pronësi të përbashkët, por meqenëse as këto nuk i ka vlerësuar në euro.

Ndërsa tek pasuria e luajtshme, Veseli ka deklaruar se posedon një veturë e tipit ‘Jeep’, nga kursimet që nga viti 2014, prej 16 mijë e 300 euro.

Sipas deklarimit në AKK, Veseli banesën e ka në emër të gruas, të cilën thuhet se e ka blerë në vitin 2011, me vlerë prej 97 mijë euro.

Para të gatshme apo “Cash”, i pari i PDK-së e ka treguar se ka 12 mijë e 367 euro. Ndërsa, gruaja e tij, 2 mijë e 665 euro.

Kurse, të hyrat vjetore të Veselit janë rreth 33 mijë euro, e të bashkëshortes rreth 18 mijë euro.

Ndryshe, mos-deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale, për të cilën sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Share Messenger