Kjo është macja që do të parashikojë ndeshjet e Kupës së Botës

Share Messenger

Një mace në Rusi është paraqitur si kafsha më e fundit që do të parashikojë rezultatin e ndeshjeve të Kupës së Botës 2018.Achiles, maceja e Muzeut në Shën Petersburg, është zgjedhur zyrtarisht si kafsha që do të parashikojë ndeshjet e Kupës së Botës që fillon të enjten.Macja e bardhë do të përpiqet të parashikojë fituesit duke zgjedhur midis dy kupave ushqimore. Dy kupat ushqimore do të jenë të stolisura me flamuret e ekipeve konkurruese.

Vitin e kaluar, gjatë Kupës së Konfederatave të FIFA-s, macja u tregua mjaft e kualifikuar, duke qëlluar tri nga katër ndeshje të mëdha.Achiles ka parashikuar ndeshjen hapëse të Kupës së Botës që zhvillohet mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.Macja ka parashikuar fitoren e Rusisë në këtë takim.

Share Messenger