Kina mund ta fusë Milanin në krizë financiare, klubin e marrin amerikanët?

Share Messenger

Gjiganti italian, Milan, mund ta gjejë sërish veten në probleme të thella financiare. Mediat italiane shkruajnë se qeveria e Kinës mund të kërkojë nga biznesmenët që kanë investuar para jashtë shtetit që t’i kthejnë ato para mbrapsht.

Kjo do të kishte pasoja për Milanin, pasi biznesmeni Yonghong Li do të duhej t’i kthente rreth 200 milionë euro në Kinë.

Li kishte marrë borxh 200 milionë nga kompania amerikane Elliott Management për t’i investuar te Milani, pikërisht për shkak të vështirësive për t’i nxjerrë paratë nga Kina.

Partia Komuniste kineze do ta mbajë Kongresin e saj më 18 tetor dhe aty mund të vendosen sanksione të reja ndaj investimeve të huaja.

Mediat italiane shkruajnë se nga kjo do të kishte pasoja investitori kinez në Milan, i cili tashmë ka filluar të kërkojë investitorë të rinj për ta shpërndarë barrën e borxhit.

Nëse Milan nuk arrin të paguajë 250 milionë kompanisë amerikane Elliott deri në tetor të 2018-s, një pjesë e aksioneve të klubit do t’i përkasin kompanisë amerikane.

Share Messenger

Më të lexuarat