Khabib e fton Mayweatherin për një duel të të pamposhturve

10 Shares Share Messenger

Kampioni i pakontestueshëm i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, publikisht e ka ftuar për një duel boksi të pamposhturin në kategorinë e lehtë në boks, Floyd Mayëeather.

Rusi nga Dagestani, Khabib Nurmagomedov e mposhti Conor McGregor në një duel shumë të nxehtë më 6 tetor, duke zgjeruar ecurinë e tij të pamposhtshmërisë në 27-0.

Ishte lufta e parë për McGregor që rpej se humbi në duelin e boksit ndaj Floyd Mayweather në gusht të vitit 2017.

Ish-kampioni i botës, Floyd Mayweather, është i pamposhtur në karrierën e tij dhe ka gjithsejt 50 luftëra, të gjitha fitore.

“Shkojmë Floyd, tash duhet të luftojmë”.

“50-0 vs 27-0, dy djem që kurrë nuk humbasin, pse jo? Sepse në xhungël është vetëm një mbret”, u shpreh Nurmagomedov në thirrjen e tij drejtuar boksierit me anë të një video në Instagram.

Nurmagomedov njihet për aftësitë e tij të mundjes, ka befasuar McGregorin me një goditje në fytyrë para se ta detyronte irlandezin të dorëzohej.

“Natyrisht, tash unë jam mbreti sepse ai nuk ka mundur ta rrëzojë McGregorin, kurse unë e hodha atë lehtë”, u shpreh Khabib.

Mayëeather i cili nuk ka luftaur që nga lufta me McGregorin ka potencuar se do të ishte i gatshëm të dilte nga pensionimi për të zhvilluar një duel të ri me rivalin e përbetuar, Manny Pacquiao.

Share Messenger

Më të lexuarat